Në Mynih u zhvillua me sukses Simpoziumi Shqiptaro-Bavarez për Industrinë Kreative, një nismë që hapi rrugën bashkëpunimit në fushat e kulturës dhe industrive kreative ndërmjet Bavarisë dhe Shqipërisë. Simpoziumi, organizuar në partneritet me Shoqatën Shtetërore të Industrisë Kulturore dhe Kreative të Bavarisë (BLVKK), shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të projekteve të përbashkëta në dizajn, teknologji loje, art publik, muzikë dhe zhvillim urban.
Nga diskutimet intensive dolën disa iniciativa konkrete, përfshirë: krijimin e një festivali ndërkombëtar arti, ngritjen e një platforme për lidhjen e profesionistëve kreativë nga të dy vendet, organizimin e një “Game Jam” bavarezo-shqiptare për zhvillimin e përbashkët të një loje digjitale, programe shkëmbimi për studentë në dizajn dhe arkitekturë, si dhe bashkëpunime në evente muzikore.
Carola Kupfer, presidente e Shoqatës Bavareze të Industrisë Kulturore dhe Kreative dhe njëkohësisht nënkryetare e vbw-së (Shoqata e Biznesit Bavarez), deklaroi:
Pjesëmarrësit kryesorë në simpozium ishin:
• Bertram Brossardt, Drejtor i Përgjithshëm, vbw
• Eric Beißwenger, Ministër për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Bavari
• Blerta Rama, Zëvendësministre për Ekonomi, Kulturë dhe Inovacion, Shqipëri
• Gentiana Mburimi, Konsulle e Pergjithshme e Shqiperise ne Mynih
• Sebastian Knopp, Drejtor i Zyrës për Kreativitet, Qyteti Regensburg
• Prof. Besnik Aliaj, Rektor, Universiteti Polis, Tiranë
• Oliver Wittmann, Drejtor i Rrjetit të Inovacionit për Industrinë Kreative, Bayern Innovativ GmbH
• Martin Reichel, Drejtor Menaxhues, Aleanca Kërkimore Bavareze
Moderatore e aktivitetit ishte znj. Carola Kupfer.




