Karl Straub, Komisioneri për Integrimin në qeverine e shtetit bavarez, zhvilloi sot një vizite në Konsullatën e Përgjithshme të Republikes së Shqipërisë në Mynih.
Në takimin me Konsullen e Përgjithshme Gentiana Mburimi, z. Straub, u informua mbi komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Bavari si dhe integrimin e tyre në shoqërinë bavareze.
Në vijim të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve tona, z. Straub, ofroi mbështetjen e tij të plotë në ndjekjen e të gjitha çështjeve në interes të komunitetit shqiptar, si dhe vendosëm një agjendë të përbashkët pune.
Një falenderim edhe për znj. Nevila Saja, koordinatore projektesh dhe eksperte ligjore në fushën e integrimit, pjesëmarrëse në takim.