Konsullja e Përgjithshme Gentiana Mburimi, së bashku me Trupin Konsullor të Bavarisë, mori pjesë në një tur diplomatik kulturor në Neuschwanstein, Marienbrücke, Forggensee dhe Wieskirche.
Një ditë e mbushur me mikpritje të ngrohtë, diskutime të frytshme dhe shkëmbim idesh me Ministrin Bavarez Eric Beißwenger dhe konsujt e përgjithshëm nga Italia, Kina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Turqia, Holanda, Kanadaja, Irlanda, Çekia, Zvicra, Bullgaria e të tjerë.
Faleminderit organizatorëve Dr. Wolfgang Wiedman dhe Gabor Tordai-Leikó, si dhe mikpritësve tanë të veçantë: Princ Luitpold, Kryetari i Bashkisë së Füssen Maximilian Eichstetter dhe At Florian Gais.
Füssen dhe rajoni i Allgäu – natyrë mahnitëse, arkitekturë historike, tradita të pasura dhe jetë në harmoni me natyrën.



