Ambasadorja e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Majlinda Frangaj, është vlerësuar nga Universiteti i Perugias me çmimin “Bartolo D’Oro”.
Ambasadorja Frangaj ishte në mesin e gjashtë personave të vlerësuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Universitetit.
Ceremonia solemne në Aula Magna të Universitetit të Perugias u zhvillua për të nderuar personalitetet e shquara që kanë studiuar në këtë universitet, si dhe për të shpërblyer temat e diplomave më të mira të 14 Departamenteve për vitin akademik 2021-2022.