Shqipëria dënon me forcë sulmet e Huthi, të mbështetur nga Irani, kundër objektivave civile dhe ekonomike në rajonet jugore të Arabisë Saudite, të cilat kanë shkaktuar plagosjen e dhjetëra civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë.
Dënojmë gjithashtu sulmet ndaj qyteteve Abha, Khamis Mushait, Jazan dhe Najran, si dhe sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.
Kjo politike agresive kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e vet Jemenit, të Arabisë Saudite dhe të gjithë rajonit, si dhe dëmton përpjekjet për dialog dhe paqe. Siguria e civilëve, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe liria e lundrimit duhet të mbeten të paprekshme.
Shqipëria mbetet e vendosur të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon.


