Washington – Trupat e #NATO-s do të kenë mundësinë të zhvendosen më shpejt dhe më lirisht nga Deti Adriatik në Detin e Zi apo të depërtojnë në Ballkan, falë firmosjes së Letrës së Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit të VIII Pan-Europian, gjatë punimeve të Samitit të Uashingtonit. Homologët e Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut iu bashkuan kësaj iniciative të propozuar nga vendi ynë dhe të mbështetur fuqimisht edhe nga partnerët rajonalë.
Newsroom
Firmosja e Letrës së Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit të VIII Pan-Europian