Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, Eric Beißwenger.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe në veçanti ai me Bavarinë.
Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e palëkundur të Republikës Federale Gjermane dhe mbështetjen e autoriteteve bavareze në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu mbi hapat konkretë për të rritur numrin e investimeve bavareze në sektorët e energjisë së rinovueshme, turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri.