Në Komandën e Forcës Detare u zhvillua ceremonia e përcjelljes së Kontingjentit VI të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për misionin e NATO në detin Egje.
Kontingjenti u përshëndet nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola, i cili vlerësoi kontributin e tyre në parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore, duke theksuar angazhimin e tyre për një mjedis më të sigurt dhe human.
Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Adnand Agastra, vlerësoi profesionalizmin e efektivëve dhe theksoi se Forca Detare po transformohet për të përmirësuar operacionet dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere të Aleancës.
Ai uroi kontingjentin për suksese në shërbimin ndaj atdheut dhe NATO.