Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në: Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024, dhe në Rodos, më 25, 26 dhe 27 prill 2024 .
Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
Emër/Mbiemër i aplikantit
Numrin personal (NID)
Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
Adresën e vendbanimit – Ishulli
Afati i fundit për të aplikuar është data 19 prill 2024.
Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e Zyrës së përcaktuar.