Ambasadori Denion Meidani u takua sot me Ambasadorin e Sllovakisë në Shkup, z. Henrik Markuš 





Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike, sfidat rajonale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit. Theksi u vendos në rëndësinë e dialogut, stabilitetit dhe përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar demokracinë. Partneritetet e forta janë kyçe për stabilitetin dhe progresin e rajonit.