Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë së Polonisë, z. Arkadiusz Myrcha, priti në një takim Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi.
Takimi u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet dy vendeve, shkëmbimet institucionale si dhe përparimin drejt standardeve evropiane në sistemin e drejtësisë.
Ambasadorja Halimi uroi z. Myrcha për përfundimin me sukses të Presidencës Polake të Këshillit të Ministrave të BE-së dhe falënderoi për mbështetjen e Polonisë gjatë kësaj
presidencë në hapjen e dy grupeve të kapitujve të negociatave për anëtarësim.

Sekretari i Shtetit, z. Myrcha, rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Polonisë për Shqipërinë në proçesin e integrimit evropian.