Falënderojmë Shtëpinë e Kulturës Dorozkarnia në Varshavë Dorożkarnia, Kasia Sztarbała dhe Marysia Michoń për iniciativën, kurimin dhe mbështetjen e çmuar që bëri të mundur përfshirjen e artistëve të rinj e të talentuar nga Shqipëria, Iger Nuellari, Greisi Brunga, Teljan Baci, Art Orgit Hyzellari dhe Natalia Llupo në programin ArtSummer. Ambasada mirëpret me kënaqësi vazhdimin e këtij bashkëpunimi frytdhënës.