Ambasadorja Halimi u takua me znj. Magdalena Wróblewska, Drejtoreshë e Muzeut Shtetëror Etnografik në Varshavë , dhe znj. Agnieszka Kuźmińska, Zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Kulturës, Promovimit dhe Turizmit në Zyrën e Prefektit të Rajonit të Mazowieses. Takimi u fokusua tek bashkëpunimi midis Ambasadës dhe Muzeut në kuadër të Javës Kulturore të Shqipërisë në Poloni, një nismë që synon të afrojë më shumë kulturat tona përmes artit dhe traditës.




