Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë mbulon marrëdhëniet diplomatike me shtetet si më poshtë:
1. Republika e Polonisë
2. Republika e Estonisë
3. Republika e Letonisë
4. Republika e Lituanisë
5. Ukrainë
MARRËDHËNIET ME POLONINË
Viti 1937 konsiderohet si viti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Qeveria shqiptare i dërgoi qeverisë polake një kërkesë për njohje, menjëherë pas vendimit final të Konferencës së Ambasadorëve në Paris, në nëntor 1921. Në vitin 1928 atasheu ushtarak i ambasadës polake në Beograd, njoftoi përfaqësuesin shqiptar atje, për dëshirën e qeverisë polake, për hapjen e një legate polake në Shqipëri. Në vitin 1937, legata polake në Athinë, njofton palën shqiptare se, Ministri Fuqiplotë i Polonisë në Athinë, do të akreditohej Ministër Fuqiplotë edhe në Tiranë. Shtypi polak i kohës e cilësoi këtë akt si rivendosje të marrëdhënieve midis Polonisë dhe Shqipërisë, pas 500 vjetësh, duke i’u referuar periudhës së fitoreve të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, kohë kur mbreti i Polonisë dhe i Hungarisë, Władysław i tretë, i ishte drejtuar nëpërmjet një letre për t’i kërkuar bashkëpunim.
Marrëdhëniet me Poloninë vlerësohen tradicionalisht si shumë të mira. Një vend dashamirës dhe që ka mbështetur proceset më të rëndësishme në të cilat është angazhuar Shqipëria, pas rënies së murit të Berlinit, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithësesi vlen të theksohet se marrëdhëniet shumë të mira politike dhe fryma miqësore midis dy vendeve, kanë nevojë të transformohen në marrëdhënie intensive në fushat me interes reciprok.
Polonia ka ofruar një mbështetje të vazhdueshme sa i takon proceseve integruese të Shqipërisë. Në të gjitha takimet e nivelit të lartë, pala shqiptare është siguruar për këtë mbështetje të Polonisë, që nuk është vetëm në planin politik. Në maj 2014, gjatë vizitës së Ministrit ë Punëve të Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati në Varshavë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis dy vendeve në çështjet e integrimit evropian, dhe menjëherë filloi puna për zbatimin e tij. Gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, z. Jacek Czaputowicz, në Shqipëri, në maj 2018, u lançua edhe konferenca e Tiranës.
Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë
Konstatohen rezultate të mira sa i takon bashkëpunimit midis dy vendeve gjatë viteve të fundit, me një bilanc pozitiv dhe premtues për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.
– janar 2014, Shqipëri
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Polonisë, znj. Henryka Dendis zhvilloi një vizitë si kryetare e ekipit polak për konsultime diplomatike.
– maj 2014, Poloni
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni.
– qershor 2014, Poloni
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të rënies së komunizmit.
– korrik 2014, Poloni
U zhvillua në Varshavë Sesioni i 5-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë.
– tetor 2014 – Poloni
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni.
– mars 2015 – Shqipëri
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, z. Leszek Soczewica zhvilloi një vizitë, gjatë të cilës u mbajtën konsultime mbi çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.
– prill 2015 – Poloni
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z Damian Gjiknuri mori pjesë në Kongresin Ekonomik Europian, së bashku me zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, znj. Brunilda Paskali.
– qershor 2015, Shqipëri
Ministrja e Kulturës e Republikës së Polonisë, znj. Małgorzata Omilanowska, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.
– qershor 2015, Poloni
Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë z. Igli Totozani mori pjesë në një konferencë në Varshavë.
– nëntor 2015, Poloni
Kryetari i Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni.
– qershor 2016, Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, z. Witold Wascikowski vizitoi një vizitë zyrtare në Shqipëri.
– korrik 2016, Poloni
Samiti i NATO-s – Delegacioni nga Republika e Shqipërisë u kryesua nga Kryeministri z. Edi Rama, dhe morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli.
– nëntor 2016, Poloni
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Vishegradit 4 dhe Ballkanit Perëndimor.
– dhjetor, 2016, Shqipëri
Kryeministrja e Republikës së Polonisë, znj. Beata Szydlo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizitë e shoqeruar nga një Forum Biznesi.
– maj 2017, Poloni
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Valentina Leskaj mori pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamentit të Evropës Qendrore dhe Lindore.
– maj 2017, Poloni
U zhvillua Sesioni i 6-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, i shoqeruar nga një Forum Biznesi.
– tetor 2017, Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Polonisë, z. Antoni Macierewicz, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.
– tetor 2017, Poloni
Pjesëmarrje e Zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë, znj. Dorina Cinari në Takimin e Ministrave të Transportit, në kuadër të formatit 16 + 1, mbajtur në Varshavë, Poloni.
– nëntor 2017, Poloni
Pjesëmarrje e Zëvendësministres së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, znj. Romina Kuko, në Forumin e Salzburgut dhe në Konferencën Ministrore të Grupit të Miqve nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia, mbajtur në Varshavë të Polonisë.
– dhjetor 2017, Poloni
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, vizitë e shoqeruar nga një Forum Biznesi.
– maj 2018, Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, Jacek Czaputowicz, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës u çel Konferenca e Tiranës.
– shtator 2018, Shqipëri
Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Diplomacinë Publike dhe Ekonomike në MPJ e Polonisë, z. Szymon Szynkowski vel Sęk, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe marrjes nga Polonia të kryesimit të kësaj inicitive në vitin 2019.
– tetor 2018, Poloni
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës si panelist në Sesionin Ministerial me temë “Catching Wind in Rough Waters – EU and Western Balkans”, si dhe zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Jacek Czaputowicz.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i RSH, z. Blendi Klosi, mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, “World Travel Show” dhe zhvilloi takime dypalëshe.
– dhjetor 2018, Poloni
Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, mori pjesë në Katowice, në Konferencën e OKB mbi Klimën, COP24.
Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i RSH, z. Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Zv. Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, në Poznan.
– shkurt 2019, Poloni
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i RSH, z. Gent Cakaj, mori pjesë në Ministerialin për Promovimin e të Ardhmes së Paqes dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme në Varshavë.
Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i RSH, z. Sokol Dedja, mori pjesë në takimin e Ministrave të Integrimit të Procesit të Berlinit, në Varshavë.
– mars 2019, Poloni
Delegacioni i Parlamentit të RSH, i kryesuar nga Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë në Varshavë
– korrik 2019, Poloni
Kryeministri Sh.T. Z. Edi Rama, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Gent Cakaj, Minstri i Brendshëm z. Sandër Lleshaj dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Finances znj. Anila Denaj morën pjese në Samitin e Ballkanit Perendimor ne Poznan në kuadër të Presidencës së Polonisë të Procesit të Berlinit.
– shtator 2019, Poloni
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mori pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, në Varshavë
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Sh.T. Z. Gent Cakaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, si dhe u zhvillua Edicioni i Dytë i Konferencës së Tiranës
– nëntor 2019, Poloni
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi zhvilloi një vizitë në Poloni në kuadër të organizimit nga Ambasada e RSH në Poloni të aktiviteteve me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë; Konferencës Ekonomike “Albania: next destination for Trade, Tourism and Investment” dhe pritjes “Taste Albania”
– shkurt 2020, Poloni
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë znj. Elva Margarit vizitoi Varshavën
– 5 mars 2020, Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowic; MPJ të Lituanisë, Linas Linkevicius; MPJ të Letonisë Edgar Rinkevics dhe Zv/Ministrit të Estonisë, Mart Volmer zhvilluan një vizitë të përbashkët në Tiranë
– shkurt 2021
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.S. Znj. Olta Xhaçka zhvilloi një takim online me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Sh.T. Z. Zbigniew Rau.
MARRËDHËNIET ME ESTONINË
Marrëdhëniet diplomatike me Estoninë janë vendosur më 17 janar të vitit 1992, të cilat vlerësohen si marrëdhënie shumë të mira. Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është një element kyç i rivitalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Mbështetja e Estonisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimin evropian është vlerësuar shumë. Gjithashtu vlerësohet shumë njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Estonisë ndaj Kosovës.
Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Estoninë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Estonisë në Athinë, Greqi. Konsullata e Nderit e Estonisë në Shqipëri u inaugua zyrtarisht në prill 2010, gjatë vizitës së Kryeministrit Andrus Ansip në Tiranë. Ndërkohë që Konsulli i Nderit, Sotiraq Guga, është emëruar gjatë pranverës së vitit 2009.
Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Estonisë
– mars 2004
Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve u takuan në Samitin e Gjenevës.
– mars 2006, Estoni
Vizitë zyrtare e Ministrit të Punëve të Jashtme të RSH, z. Besnik Mustafaj, në Estoni.
– maj 2006, Shqipëri
Vizitë pune në Estoni e delegacionit të përbashkët të Komitetit parlamentar të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Ministrisë së Mbrojtjes estoneze në Shqipëri.
– shkurt 2007, Estoni
Vizitë në Estoni e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Mustafaj dhe Ministrit të Mbrojtjes, z. Mediu, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së vendeve anëtare të Kartës së Baltikut, Adriatikut dhe SHBA.
– nëntor 2007, Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Ministrit estonez të Mbrojtjes, z. Aavikso.
– mars 2008, Estoni
Vizitë në Estoni e një delegacioni shqiptar me përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit dhe të Ministrisë së Integrimit.
– prill 2008, Estoni
Vizitë në Estoni e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha.
– nëntor 2008, Estoni
Vizitë në Estoni e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, z. Oketa, në kuadër të takimit NATO-Ukrainë.
– mars 2010,Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Ministrit estonez të Drejtësisë.
– prill 2010, Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Kryeministrit të Estonisë, z. Ansip.
– prill 2010, Estoni
Takim i Ministrit të Jashtëm të RSH, z. Meta me Ministrin e Jashtëm të Estonisë, z. Paet, në kuadër të takimit të MPJ-ve të NATO-s, në Estoni.
– nëntor 2011, Estoni
Vizitë në Estoni e Ministrit të Inovacionit të RSH, z. Pollo.
– tetor 2012, Estoni
Vizitë në Estoni e parlamentarëve shqiptarë nga Komisioni i Integrimit Evropian.
– nëntor 2013
Takim i Kryeministrit të RSH, z. Rama me Kryeministrin e Estonisë, z. Ansip, në kuadër të Samitit të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kinës, në Bukuresht.
– shkurt 2014, Estoni
Vizitë në Estoni e Ministres së Inovacionit të RSH, znj. Harito.
– mars 2017, Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Zv. Ministrit për Çështjet Evropiane të Estonisë, z. Maati Maasikas.
– janar 2018, Estoni
Vizitënë Estoni e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati.
– mars 2018, Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Zv. Sekretarit të MPJ të Estonisë për Çështjet Ekonomike dhe të Zhvillimit, Ambasadori, z. Väino Reinart, me një delegacion biznesi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Estonisë.
– tetor 2018, Estoni
Vizitë në Estoni e Zv. Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Etjen Xhafaj sëbashku me Zv. Ministren e Ekonomisë, znj. Albana Shkurta, ku përveç pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit për Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar edhe takime dypalëshe.
– shkurt 2019, Estoni
Ambasadorja, znj. Shpresa Kureta, zhvilloi një vizitë në Talin të Estonisë.
– maj 2019, Estoni
U zhvilluan konsultimet diplomatike midis Shqipërisë dhe Estonisë, në Talin.
– tetor 2019, Estoni
U caktua Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Talin, Estoni me jurisdiksion të gjithë territorin e Estonisë.
– tetor 2019, Estoni
Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Ilir Meta zhvilloi vizitë zyrtare në Talin, Estoni
– mars 2020, Shqipëri
zv/MPJ i Estonisë Mart Volmer vizitoi Tiranën, së bashkua me MPJ të Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
– korrik 2020
U organizua një VTC e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Sh.T. Z. Gent Cakaj me Ministrat e Punëve të Jashtme të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
MARRËDHËNIET ME LETONINË
Marrëdhëniet diplomatike me Letoninë janë vendosur në vitin 1928 dhe u rivendosën në vitin 1992. Marrëdhëniet midis dy vendeve vlerësohen si shumë të mira. Ka vendosmëri për intensifikim të marrëdhënieve si dhe vijimin e shkëmbimit të vizitave, jo vetëm në nivel Ministrash, por edhe në nivel Kryeministri, Kryetar Kuvendi dhe Presidenti.
Mbështetja e Letonisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimin evropian është vlerësuar shumë. Gjithashtu vlerësohet shumë njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Letonisë ndaj Kosovës.
Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Letonisë mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Letonisë në Romë, Itali. Më 4 qershor 2015, u inaugurua në Tiranë, Konsullata e Nderit e Letonisë në Shqipëri dhe Konsull Nderi u emërua Sokol Kraja.
Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Letonisë
– janar 2005, Letoni
Vizitë në Letoni e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pandeli Majko.
– mars 2006, Letoni
Vizitë në Letoni e Ministrit të Punëvë të Jashtme të RSH, z. Besnik Mustafaj.
– 2008, Letoni
Vizitë në Letoni e Kryetares së Kuvendit të RSH, z. Jozefina Topalli.
-gusht 2014, Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Letonisë, z. Edgars Rinkēvičs.
– shkurt 2018, Letoni
Vizitë në Letoni e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati.
– tetor 2018, Letoni
Vizitë në Letoni e Zv. Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Etjen Xhafaj dhe Zv. Ministres së Ekonomisë, znj. Albana Shkurta.
– mars 2019, Letoni
Ambasadorja znj. Shpresa Kureta zhvilloi një vizitë në Letoni.
– mars 2020, Shqipëri
MPJ i Letonisë Edgars Rinkēvičs vizitoi Tiranën, së bashku me MPJ të Polonisë, MPJ të Lituanisë dhe zv/MPJ të Estonisë.
– korrik 2020
U organizua një VTC e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.T. Z. Gent Cakaj me Ministrat e Punëve të Jashtme të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë.
MARRËDHËNIET ME LITUANINË
Shqipëria e ka njohur Lituaninë de jure më 27 gusht 1991. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 30 prill 1992. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lituanisë janë shumë të mira. Ka vullnet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Intensifikimi i dialogut politik dypalësh dhe shumëpalësh me Lituaninë mbetet i rëndësishëm.
Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimit evropian është vlerësuar shumë. Gjithashtu vlerësohet shumë njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Lituanisë ndaj Kosovës.
Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Lituaninë mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Lituanisë në Athinë, Greqi. Konsulli i Nderit i Lituanisë në Shqipëri është Kastriot Haska.
Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Lituanisë
– dhjetor 2004, Lituani
Vizitë në Lituani e Ministrit të Punëve të Jashtme të RSH, z. Kastriot Islami
– mars 2007, Lituani
Vizitë zyrtare në Lituani e Presidentit të RSH, z. Alfred Moisiu.
– tetor 2013, Shqipëri
Vizitë në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Lituanisë, z. Linas Linkevičius, në kuadër të marrjes së Presidencës lituaneze të BE.
– janar 2018, Lituani
Vizitë në Lituani e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati.
– maj 2018, Lituani
Pjesëmarrje e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të RSH, z. Niko Peleshi, në Forumin e 13-të të Bashkëpunimit Tregtar dhe Ekonomik midis Kinës dhe CEEC, në Vilnius.
– maj 2019, Lituani
Zv.Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj zhvilloi një vizitë në Lituani.
– mars 2020, Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë Linas Linkevicius vizitoi Tiranën së bashku me MPJ të Polonisë, MPJ të Letonisë dhe zv/MPJ të Estonisë.
– maj 2020, Lituani
U caktua Konsulli i Nderi i RSH në Lituani, z. Darius Pinkevicius, me jurisdiksion në të gjithë territorin e Lituanisë.
– korrik 2020
U organizua një VTC e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Sh.T. Z. Gent Cakaj me Ministrat e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë
MARRËDHËNIET ME UKRAINËN
Marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën janë vendosur më 13 janar 1993. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve vlerësohen si të mira, me interes të përbashkët për zhvillim të mëtejshëm. Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve është një element kyç. Bashkëpunimi ka patur kryesisht në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Që nga muaji maj 2011, Shqipëria ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë në vendin tonë pa vizë dhe që nga prilli i vitit 2017 qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Ukrainë pa viza.
Intensifikimi i marrëdhënieve me Ukrainën gjatë viteve të fundit, të cilat kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit midis dy vendeve, shikohet si positive dhe me optimizëm.
Diaspora shqiptare në Ukrainë vlerësohet si një urë lidhëse mes dy vendeve. Vijojnë përpjekjet për të bërë të mundur ndërtimin e një bashkëpunimi konkret me diasporën, për zhvillimin edhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, traditës shpirtërore dhe materiale të tyre, si dhe gjuhës shqipe.
Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Ukrainën mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Ukrainës në Athinë, Greqi. Më 16 qershor 2015 u zhvillua ceremonia e inagurimit të Konsullatës së Nderit të RSH në Kharkov, Ukrainë dhe u emërua si Konsull Nderi, Dr. Shahin Omarov. Aktualisht edhe Ukraina ka Konsullin e saj të Nderit në Shqipëri, z. Blendi Bajraktari.
Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës
– nëntor 2016
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, z. Pavlo Klimkin, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.
– janar 2018
Ministri i Shtetit për Diasporën i RSH, z. Pandeli Majko, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë.
– shkurt 2018
Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme e RSH, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë.
– shkurt 2018
Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme i RSH, z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë.
– maj 2019, Ukrainë
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, zhvilloi një vizitë në Karakurt të Ukrainës.
– maj 2019, Ukrainë
Ambasadorja znj. Shpresa Kureta ka përfaqësuar vendin në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Ukrainës, Sh.T. Z. Volodimir Zelenskyy.
31 tetor – 1 nëntor 2019, Ukrainë
Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko zhvilloi një vizitë në Odesa dhe në Kiev.
– nëntor 2019, Ukrainë
U zhvilluan konsultime diplomatike në kuadër të Kryesimit të Shqipërisë të OSBE-së të drejtuara nga Kreu i Task Forcës.
– dhjetor 2019, Shqipëri
U zhvilluan në Tiranë konsultimet diplomatike midis dy vendeve në nivel Drejtori të Përgjithshëm.
– janar 2020
Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.T. Z. Edi Rama zhvilloi një vizitë në Ukrainë, në kapacitetin e Kryetarit të Radhës së OSBE-së, për vitin 2020.
– qershor 2020, Ukrainë
U hap Misionit Diplomatik i RSH në Kiev
– gusht 2020, Shqipëri
Ukraina hapi Ambasadën e saj në Tiranë.