Ne vizitën e punës në Wroclaw, Ambasadorja Mimoza Halimi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni, zhvilloi nje takim në dt. 30 Janar 2025, me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Dolnośląska Izba Gospodarcza, Av. Jedrzej Jachira, i Plotfuqishëm i Bordit Menaxhues dhe znj. Jowita Cetnar Kupracz, Koordinatore. Gjatë takimit u diskutua dhe shkembyen ide mbi fushat me interes për zhvillimin e bashkëpunimit me Rajonin e Silezisë së Poshtme në Poloni, mundësite dhe incentivat që ofron Shqipëria për sipërmarrësit polake në fushën e tregtisë, energjisë, turizmit, agroturizmit dhe manifakturës.
Bashkëpunimi me Rajonet ofron mundësi të shumta bashkëpunimi dhe përbën një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare Shqipëri-Poloni.