Më 6 shkurt 2025, Ambasadorja Mimoza Halimi u prit në një takim nga anëtarët e Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri në Sejmin e Republikës së Polonisë, me ftesë të zotit Bartosz Romowicz, Kryetar i këtij grupi.
Krijimi i Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri është një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjes së Polonisë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Eksperienca legjislative e Polonisë është e vlefshme për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.