Ambasadorja Mimoza Halimi, u prit në një takim në Sejm Rzeczypospolitej Polskiej nga Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, z. Andrzej Grzyb.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe vullneti për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar në fushën e mbrojtjes. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe impaktin e tyre në procesin e zgjerimit. Ambasadorja Halimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Polonisë, vend që aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së, në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe interesin për përfitimin nga eksperienca parlamentare e Polonisë në këtë proces.