Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, e shoqëruar nga Ambasadorja Mimoza Halimi, zhvilloi, në dt. 18 shkurt 2025, një diskutim produktiv me Nënsekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Polonisë, z. Marek Prawda, për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian!