Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi në datat 5-6 mars 2025 një vizitë zyrtare në Varshavë, Poloni, vend i cili mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në të gjitha takimet e zhvilluara, përfaqësuesit më të lartë të Sejmit dhe Senatit polak shprehën angazhimin e fortë për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të këtij procesi. Ky qëndrim dëshmon për marrëdhënien e ngushtë dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe vendosmërinë e Polonisë, përfshirë në cilësinë e Presidencës së BE, për t’i ofruar mbështetje të plotë Shqipërisë gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm.