Një ditë e mbushur me ngrohtësi, shije dhe miqësi në zemër të Polonisë!
Shoqata Polako-Shqiptare 
dhe Shoqata Polako-Kosovare 
organizuan piknikun tradicional “Pranvera Shqiptare”, në kopshtin mikpritës të profesoreshës Irena Sawicka në Ciechocinek.




Aktiviteti u hap nga kryetarja e Shoqatës Poloni-Shqipëri, znj. Dorota Horodyska, dhe kryetari i Shoqatës Poloni-Kosovë, z. Haxhi Dulla. Të pranishmit i përshëndetën Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Mimoza Halimi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Poloni, z. Drilon Gashi.
Pjesëmarrësit shijuan gatime tradicionale shqiptare, kosovare dhe polake – nga bakllavaja
dhe petullat
, te sarmat
e Kukësit dhe vera
nga Kosova – duke ndarë shije dhe kultura.




Programi përfshiu gjithashtu prezantime mbi bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në fushën e turizmit, kulturës dhe gjeologjisë:




