Më 16 maj 2025, Instytut Stosunków Międzynarodowych UMCS Wydział Politologii i Dziennikarstwa UMCS u zhvillua konferenca shkencore ndërkombëtare me temë “Zgjerimi i Bashkimit Evropian, apo thellimi i Fqinjesise?”
Ngjarja, e organizuar me iniciativën e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare UMCS, Qendrës Evropiane të Dokumentacionit UMCS dhe Fondacionit Polako-Gjerman të Bashkëpunimit, u zhvillua nën patronazhin e Presidencës Polake në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Mimoza Halimi, mori pjesë në panelin e diskutimit mbi Zgjerimin, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, z Marek Prawda, Ambasadorin e Ukrainës në Poloni, z. Vasyl Bodnar, Drejtoren e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Poloni, Dr. Katarzyna Smyk, si dhe ish-zyrtarin e Komisionit Evropian, Z. Georg Ziegler.
Diskutimi u përqendrua në prioritetet strategjike dhe dilemat e politikës së zgjerimit të BE-së në kontekstin e ndryshimeve të thella gjeopolitike në Evropë dhe në botë, kërcënimet në rritje të sigurisë, me fokus të veçantë tek raportet ndërmjet zgjerimit dhe politikave të fqinjësisë.
Ambasadorja Halimi, ne fjalën e saj, evidentoi Shqipërinë si një shembull suksesi në rajon, duke theksuar angazhimin e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes një procesi mbi bazën e meritës, përmes reformave të thella dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme. Ajo evidentoi objektivin e qeverise shqiptare për hapjen e te gjithë kapitujve për negocim brenda vitit 2025 dhe synimin për të përfunduar negociatat deri në vitin 2027. Pjesëmarrësit në konferencë vlerësuan gjithashtu përparimin e Shqipërisë dhe vizionin e saj të qartë drejt integrimit evropian.
Përgëzojmë Arkadiusz Bereza – Prorektor UMCS ds. ogólnych, Prof. Marek Pietraś, director of ISM, and Prof. Katarzyna Stachurska-Szczęsiak – drejtuese e Qendrës për Dokumentim Evropian ne UMCS dhe koordinatore e eventit, për organizmin e e shkëlqyer te kësaj konference, e cila ofroi një forum të rëndësishëm dialogu për të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke afirmuar rolin thelbësor të mjedisit akademik në formësimin e debatit publik evropian.