Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Polonisë, z. Grzegorz Schetyna.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Republikës së Polonisë, z. Grzegorz Schetyna, ish-Kryetar i Parlamentit dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe mbështetja e vazhdueshme e Polonisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Z. Schetyna rikonfirmoi gatishmërinë e Komisionit për thellimin e dialogut parlamentar ndërmjet dy vendeve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të agjendës evropiane.
Ambasadorja Halimi i shprehu mirënjohjen Kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme në Senat për mbështetjen e qëndrueshme të Polonisë për procesin e Zgjerimit të BE-së dhe mbeshtetjen e dedikimin e gjatë Presidencës së
, për hapjen e dy grup kapitujve negociues për Shqipërinë. Ajo gjithashtu uroi për përmbylljen me sukses të Presidencës polake të Këshillit të BE-së.