Ambasadorja Halimi u takua me znj. Magdalena Wróblewska, Drejtoreshë e Muzeut Shtetëror Etnografik në Varshavë , dhe znj. Agnieszka Kuźmińska, Zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Kulturës, Promovimit dhe Turizmit në Zyrën e Prefektit të Rajonit të Mazowieses. Takimi u fokusua tek bashkëpunimi midis Ambasadës dhe Muzeut në kuadër të Javës Kulturore të Shqipërisë në Poloni, një nismë që synon të afrojë më shumë kulturat tona përmes artit dhe traditës.
Newsroom
Takim përgatitor për Javën Kulturore të Shqipërisë në Poloni në Muzeun Shtetëror Etnografik të Varshavës