Gdańsk, Poloni – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, përfundoi një vizitë pune në rajonin Tri-City, me një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të Portit të Gdańsk dhe kompanisë Baltic Hub.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi zhvillimin modern të infrastrukturës portuale, me theks të veçantë në portet e Gdańsk, Durrës dhe Vlorë. U trajtuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në menaxhimin dhe operimin portual, si dhe në fushën e përafrimit të legjislacionit detar në kuadër të BE-së.
Ambasadorja dëshëron të falenderojë autoritetet portuale për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme, që kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Polonisë në sektorin e transportit detar dhe logjistikës.