Gjatë vizitës në Lublin, Ambasadorja Mimoza Halimi zhvilloi, në dt. 13 mars 2025, një takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lublin, z. Dariusz Jedlina.
Në takim u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis biznesit shqiptar dhe atij polak, permes identifikimit te fushave konkrete të bashkëpunimit, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta.
Të dy palët shprehën interes për rritjen e shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimin e kontakteve mes sipërmarrjeve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rajonit të Lublin.