Ne dt. 13 mars 2025, Amb. Mimoza Halimi zhvilloi një takim me z. Jaroslaw Stawiarski, Marshallit të Voivodës së Lublinit. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit në nivel lokal në fushën e arsimit, kulturës, sporteve dhe zhvillimit ekonomik, përmes binjakëzimeve dhe projekteve konkrete në këto fusha.
Amb. Halimi dhe Marshalli Stawiarski shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar në evidentimin e mundësive për forcimin e lidhjeve mes rajoneve, përmes iniciativave të reja dhe shkëmbimeve institucionale. Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të nxitur zhvillimin dhe afrimin e komuniteteve përmes projekteve konkrete.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Rajonit të Lublin!
Zyra e