Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, pati nderin të ishte e ftuar, së bashku me koleget Ambasadore në Poloni, në drekën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Polak (Sejm), z. Paweł Kowal.
E falënderojmë përzemërsisht z. Kowal për ftesën e sjellshme dhe për takimin frymëzues. 

Me këtë rast, urojme të gjitha zonjat që shërbejnë në diplomaci, në përmbushjen me sukses dhe profesionalizem të këtij misioni të rëndësishme dhe fisnik.
