Më 19 mars 2025, Ambasadorja Mimoza Halimi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shkëmbimeve Akademike të Polonisë (NAWA), z. Wojciech Karczewski, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor mes dy vendeve.
NAWA është një nga institucionet kryesore të arsimit polak, që ofron programe studimi dhe shkëmbime akademike për studentët dhe studiuesit e huaj. Angazhimi për të zgjeruar këtë bashkëpunim do të krijojë më shumë mundësi për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Poloni dhe anasjelltas, si dhe do të rrisë mundësitë për shkëmbime reciproke mes universiteteve të Shqipërisë dhe Polonisë në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian.
Bashkëpunimi akademik është një hap drejt një Evrope më të fortë dhe të integruar!