Në datat 1-6 mars 2025, në Tiranë u zhvillua Konkursi i Parë Pianistik Ndërkombëtar për të Rinjtë “J’adore Chopin” (Unë adhuroj Shopenin). Ky konkurs jo vetëm që nderoi veprën e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por ofroi gjithashtu një mundësi të veçantë për të nxitur dhe promovuar zhvillimin e talenteve të reja, duke u hapur atyre dyert për një të ardhme të suksesshme në muzikë dhe art.
Vlerësimi i pianistëve të rinj u bë nga një juri ndërkombëtare me profesionistë të muzikës nga Polonia, Italia, Gjermania dhe Franca. 17-vjeçari polak Maciej Domagala është fituesi i çmimit të madh të Konkursit Ndërkombëtar “J’adore Chopin”. Ndërsa çmimin e dytë dhe të tretë i fituan të rinjtë nga Italia, përkatësisht Ilaria Picci dhe Giulia Loperfido.
I urojmë suksese fituesve dhe gjithë të rinjve pjesëmarrës në këtë konkurs, duke besuar se do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre artistik me pasion dhe përk
ushtim.