Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Durrës, organizuan Takimin e 28-të Ndërkombëtar “
”. Një grup fëmijësh nga Rajoni i Mazovisë pati nderin të përfaqësonte Poloninë në këtë Festival, që po zhvillohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut – një festë e këngës, vallëzimit, lojërave dhe miqësisë pa kufij.









Fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Ukraina, Polonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Turqia dhe Bullgaria po prezantojnë folklorin e tyre përmes lojërave, këngëve dhe valleve tradicionale përpara qytetarëve dhe turistëve të shumtë në qytetin bregdetar të Durrësit dhe më tej në qytetin e Kurbinit.
Me kënaqësi njoftojmë se Ansambli i valleve popullore “Pruszkowiacy” nga Polonia fitoi çmimet e para “Folklori më i mirë” në qytetin e Durresit dhe “Koreografia më e mirë” në koncertin e zhvilluar në qytetin e Kurbinit. Urime të përzemërta për grupin e fëmijëve dhe drejtuesit e tyre për këtë arritje të shkëlqyer!
Festivali vazhdon rrugëtimin në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky takim i jashtëzakonshëm kulturash tregon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit dhe festimit të përbashkët të trashëgimisë tradicionale kulturore.
Ambasada falënderon Prefektin e Rajonit të Mazovisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, falë së cilës artistët e rinj polakë patën mundësinë të marrin pjesë në këtë nismë të mrekullueshme.
Ambasada uron gjithashtu përzemërsisht organizatorët dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë festival të veçantë kulturash për suksese të mëtejshme dhe arritje të reja!