Në kuadër të vizitës zyrtare në Poloni, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, znj. Armanda Begaj, të shoqëruar nga Ambasadorja Mimoza Halimi, vizituan Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Łódź, e drejtuar nga Dr. Paweł Michalak.
Presidenti u prit me nderime nga autoritetet vendore dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar. U diskutua thellimi i bashkëpunimit ekonomik, kulturor, arsimor e turistik me këtë rajon të rëndësishëm të Polonisë.
Në shenjë miqësie, u mbollën simbolikisht “Pemët e Miqësisë” me emrat e Jan Sobieski III dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Një atmosferë të veçantë krijuan performanca e pianistit të ri Maciej Domagała, fitues i konkursit ndërkombëtar “Adhuroj Shopenin” (Tiranë, mars 2025) dhe Korit të Fëmijëve të Łódź-it.
Faleminderit të gjithëve për kontributin! Miqësia dhe bashkëpunimi shqiptaro-poloni vijojnë të forcohen çdo ditë.