Më 18 mars 2025, Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, zhvilloi një takim pune me Zv/Ministrin e Çështjeve Sociale në Ministrinë e Familjes, Punës dhe Politikave Sociale të Polonisë, z. Sebastian Gajewski.
Në vijim të përfundimit me sukses të negociatave për Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore Shqipëri-Poloni, bashkëbiseduesit diskutuan mbi mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurimeve shoqërore, tregut të punës dhe politikave familjare.
Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes së qytetarëve shqiptarë dhe polakë
Newsroom
Takim për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Poloni