Më 13 mars 2025, Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, zhvilloi një takim me Presidentin e Dhomës së Turizmit të Polonisë, z. Pawel Niewiadomski, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, z. Pawel Radolinski.
Gjatë bisedimeve u diskutua mbi mundësitë për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e turizmit, përfshirë një bashkëpunim më të ngushtë në panaire dhe aktivitete B2B/B2C, çka do të sjellë përfitime të mëdha për të dy vendet. Ky angazhim synon të promovojë më tej Shqipërinë si destinacion turistik për turistët polakë dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë turistike.
Një hap i rëndësishëm drejt rritjes së shkëmbimeve turistike mes Shqipërisë dhe Polonisë!
Newsroom
Takim për thellimin e bashkëpunimit në turizëm mes Shqipërisë dhe Polonisë