Ambasadorja Mimoza Halimi, u prit në dt. 5 shkurt 2025 në një takim nga Kryetarja e Komitetit për Çështje Evropiane në Sejmin e Republikës së Polonisë Sejm Rzeczypospolitej Polskiej, znj. Agnieszka Pomaska. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në nivel parlamentar mes dy vendeve, procesin e Zgjerimit dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Znj. Pomaska rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Polonisë, e cila aktualisht ka Presidencën e Këshillit të BE-së, dhe Komitetit për Çështjet Evropiane në Sejm për avancimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE.
Newsroom
Takimi i Ambasadorit të Shqipërisë me Kryetaren e Komitetit të Çështjeve të BE-së në Sejmin e Republikës së Polonisë