Ishte kënaqësi që, së bashku me Atasheun Ushtarak në Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Kol. Avni Bilbilaj, të takoheshim dhe diskutonim me delegacionin e Komandës Mbështetëse të FASH, kryesuar nga Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e 11 të Xhenios dhe Logjistikës, që po zhvillohet në Varshavë nga dt. 24 deri më 28 Mars 2025. Po ashtu, patëm mundësinë së bashku të vizitonim stendat e kompanive të suksesshme shqiptare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ITBM Group dhe Ecolog International.