Në kuadër të objektivit të Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni për të forcuar bashkëpunimin në nivel lokal, Ambasadorja Mimoza Halimi zhvilloi nje takim me Marshallin e Rajonit të Mazowisë, z. Adam Struzik. Takimi u karakterizua nga një atmosferë pozitive dhe vullnet i qartë për bashkëpunim. Ai shënoi një hap me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve në nivel lokal mes Shqipërisë dhe Polonisë, duke dëshmuar për potencialin qe ekziston për bashkëpunim në fushën e kulturës, turizmit, tregti dhe zhvillimit rajonal. Faleminderit Marshall Adam Struzik për takimin inspirues dhe për vullnetin e treguar për të forcuar bashkëpunimin mes Rajonit të Mazowisë dhe Shqipërisë, në nivelin e qeverisjes lokale. Jemi të bindur se bashkëpunimi ynë do të sjellë rezultate konkrete dhe të dobishme për komunitetet tona.

