Në vijim të Konkursit Ndërkombëtar “J’adore Chopin”, në Tiranë në muajin mars – organizuar nga Shoqata “Frederik Shopen” e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, patëm kënaqësinë të mirëpresim në një takim në Ambasadë znj. Ewa Sławińska-Dahling, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqatës Fryderyk Chopin në Poloni Towarzystwo im. Fryderyka Chopina, znj. Aleksandra Głowacka, Presidente e Rrethit të Shoqatës Fryderyk Chopin në Sanniki, pianistin e talentuar Maciej Domagała – fitues i çmimit të parë të konkursit – së bashku me mësuesit e tij.
Gjatë bisedës sonë, diskutuam ide konkrete për bashkëpunime të reja artistike e kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, me dëshirën për të forcuar më tej këto lidhje përmes muzikës dhe artit.
Një takim i mbushur me pasion për kulturën, vlerësim të ndërsjellë dhe gatishmëri për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi. Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që e bëjnë të mundur këtë frymë miqësie dhe krijimtarie!