Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi, zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Poznań-it, në Rajonin e Wielkopolskës, ku u takua me përfaqësues të autoriteteve rajonale e lokale, institucioneve akademike dhe organizatave kulturore.
Gjatë vizitës, Ambasadorja u prit në një takim nga Marshalli i Rajonit Wielkopolska, z. Marek Woźniak – një figurë me përvojë të gjatë në çështjet evropiane, Zëvendës-Kryetar i Komitetit të Rajoneve të BE-së dhe Kryetar i Delegacionit të Polonisë në këtë Komitet dhe Drejtorja e Kabinetit, anetare e Kabinetit, znj. Marta Trybuś dhe Drejtorja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, znj. Anna Markiewicz. Takimi u fokusua në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mbështetjen për zhvillimin e administratës publike përmes fondeve të BE-së, si dhe potencialin për bashkëpunim në fushën e turizmit, duke evidentuar interesin e turisteve polake nga Rajoni Wlekopolska për turizmin malor dhe agroturizmin
Ambasadorja zhvilloi gjithashtu një takim me Zëvendës-Prefekten e Parë të Rajonit Wielkopolska, znj. Karolina Fabiś-Szulc, Drejtorin e Zyrës së Prefektit, z. Piotr Pałczyński, dhe Këshilltarin z. Marcin Ruta. U diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimin e turizmit dhe intensifikimin e shkëmbimeve kulturore.
Në Bashkinë e Poznań-it, Ambasadorja u prit nga Nënkryetari i Bashkisë, z. Mariusz Wiśniewski dhe Drejtore e Zhvillimit te Qytetit dhe Marredhenieve me Jashte, znj. Iwona Matuszczak-Szulc. Temat e diskutimit përfshinë bashkëpunimin ndër bashkiak përmes projekteve konkrete, organizimin e shkëmbimeve kulturore e sportive dhe shqyrtimin e mundësive për binjakëzim mes qyteteve shqiptare dhe Poznań-it.
Kjo vizitë përfaqëson një hap konkret drejt thellimit të marrëdhënieve shqiptaro-polake në nivel rajonal, duke promovuar lidhje të reja institucionale në fusha me interes të ndërsjellë








