Në përgatitje të udhëtimit të tij të pazakontë me biçikletë nëpër Evropë, z. Adam Koniuszewski vizitoi Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Poloni dhe Ambasadoren znj. Mimoza Halimi.
Në rrugëtimin e tij, i cili ka nisur një vit më parë, z. Koniuszewski do të vizitojë vendet dikur të ndara nga Perdeja e Hekurt. Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e udhëtimit të z. Koniuszewski, i cili do të fillojë zyrtarisht pas disa ditësh në selinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Gjenevë.
Një aventurë emocionuese për të cilën do t’ju mbajmë të përditësuar! Suksese Adam!
Më shumë rreth këtij udhëtimi unik mund të lexoni në⤵️
https://en.eurovelo.com/…/2025-02-13_a-homecoming-via…