Dje patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të frytshëm me Kryetarin e mini-bashkisë Ochota. Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit mes Ambasadës së Shqipërisë dhe Distriktit Ochota në fushën kulturore-artistike, si dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të Javës së Kulturës së Shqipërisë në Poloni.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve miqësore dhe shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve tona.


