Gjatë vizitës së saj së fundit në Krakov, Sh.S.Znj. Mimoza Halimi, Ambasadore e Shqipërisë në Poloni, vizitoi Fondacionin Zofia Rydet, i cili ruan trashëgiminë e njërës prej fotografeve më te spikatura të Polonisë – dhe një prej grave pioniere në këtë fushë -Zofia Rydet.
Ideja fillestare për të vizituar Fondacionin lindi pas një prezantimi për fotografen polake, nga Dr. Dorota Horodyska, Kryetarja e Shoqatës Poloni-Shqiperi, gjatë aktivitetit “Pranvera e Integruar polako-shqiptare” 2025.
Rydet ka realizuar imazhe mbresëlënëse të jetës së përditshme në Shqipëri gjatë viteve 1960, duke ofruar një arkiv vizual të rrallë të së kaluarës së vendit përmes lentes së saj artistike.
Ambasadorja Halimi u takua me Zofian, stërmbesën e artistes së ndjerë, njekohesisht Drejtore e Fondacionit Zofia Rydet, dhe pati mundësinë të eksplorojë materiale arkivore unike. Së bashku, diskutuan për mundësinë e organizimit të një ekspozite shqiptaro-polake ne Muzeun e Fotografise ne Krakow, ku foto arkivore nga koleksioni i Rydet te prezantohen krahas fotove të fotografëve të njohur shqiptarë të së njëjtës periudhë.
