Mimoza Halimi
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Poloni
Nga 10 janari 2024 – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe Ambasador jorezident në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë dhe në Republikën e Lituanisë.
Nga viti 2021 deri në vitin 2023 – Drejtor i Departamentit të Amerikës, Azisë dhe Afrikës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEFA).
Nga viti 2018 deri në vitin 2021 – Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Sigurie në Ministri.
Nga viti 2014 deri në vitin 2018- Drejtor i Departamentit të Evropës dhe Azisë Qendrore në MEFA.
Nga viti 2007 deri në vitin 2014 – Ambasador i Republikës së Shqipërisë/Shef i Misionit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Bruksel, Belgjikë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010 – Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës (rezident) dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut (jorezident).
Nga viti 2006 deri në vitin 2007 – Drejtor i Drejtorisë së Evropës, Amerikës dhe Rusisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Nga viti 2004 deri në 2006 – Zëvendës Shef i Misionit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Bruksel.
Nga viti 2000 deri në vitin 2001 – Drejtor i Përgjithshëm për Bashkëpunimin Euro-Atlantik në MPJ.
Nga viti 1997 deri në vitin 2001 – znj. Halimi ka mbajtur poste të ndryshme në MPJ, si Drejtuese e Iniciativave Multilaterale, Koordinatore Nacionale për Iniciativën e Evropës Qendrore (CEI), Koordinatore Nacionale për Iniciativën e Evropës Juglindore (SECI), etj.
E lindur në Tiranë, Shqipëri, në vitin 1969, Mimoza Halimi mban diplomën Bachelor dhe Master në Arte, si në Ekonomik ashtu edhe në Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ajo flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, rusisht dhe ka një kuptim të gjuhës gjermane.
Ambasadores Mimoza Halimi i është dhënë dinjiteti i “Kryqit të Madh të Urdhrit të Kurorës”, urdhëruar nga Mbreti i Belgjikës, H.R. Albert II.
Është e martuar dhe krenare nënë e një vajze dhe një djali.