Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri, duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave tona për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona problematike të vendit. Avionët erdhën si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve dhe, tjetri, C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe gatishmërinë e Forcave të Armatosura Rumune në përgjigje të kërkesës për ndihmë të vendit tonë, për përballimin emergjencave të zjarrit.
Newsroom
Kuçovë, Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu mirëpret dy avionët Rumunë të dislokuar për një mision 10-ditor në ndihmë të forcave tona gjatë operacioneve të shuarjes së vatrave të zjarrit kudo në vend.