Niveli i bashkëpunimi dypalësh me Federatën Ruse, sidomos vitet e fundit, paraqitet shumë i ulët.
Ecuria e marrëdhënieve dypalëshe nuk ka njohur zhvillime të posaçme, pasi është kushtëzuar nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Shqipëria ka dënuar menjëherë sulmet e Rusisë, ka aplikuar sanskionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe, si bashkëpenmbajtëse e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka qenë në plan të parë krahas vendeve partnere si SHBA, Britania e Madhe, Franca, etj, në dënimin e shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga një vend anëtar i përhershëm i KS (Federata Ruse), duke sulmuar dhe mos njohur sovranitetin e Ukrainës si shtet i pavarur. Gjithashtu, Shqipëria ka votuar pro pezullimit të Rusisë nga KiE, AP e KiE, UNHRC, etj, derisa të ndalojë pushtimi rus i Ukrainës dhe ushtria ruse të largohet nga Ukraina. Niveli i marrëdhënieve diplomatike është ruajtur. Ndërkohë, ka pasur largime te ndërsjellta si “të padëshiruar” diplomatësh të të dy vendeve nga kryeqytetet respektive.