Më 19 gusht 2024, Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në përfaqësi Presidentin e Unionit të Afaristëve Vizioni-Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Z. Xhelal Memeti.
Gjatë takimit u diskutua dhe u shkëmbyen mendime për promovimin dhe organizimin, si dhe sensibilizimin e gjendjes ekonomike të Luginës së Preshevës përmes Konferencës së II-të Ekonomike: “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”, që do të mbahet në datat 27 dhe 28 Shtator 2024.
Në këtë Konferencë do të marrin pjesë përfaqësuesit e rrjeteve të bizneseve e sipërmarrjeve, si dhe Dhomat e Tregtisë e Industrisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Gjermania, Austria, Turqia, Belgjika, Finlanda, Franca, Italia, etj, si dhe prodhuesit e bizneset vendore të Luginës.