Qytetarët shqiptarë janë të lutur që para se të udhëtojnë të konsultohen me informacionet e paraqitura në link më poshtë:
https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-shtetasit-shqiptare/

Informacion shtesë: Prej datës 20.01.2021 ka hyrë në fuqi Marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.
Dokumente udhëtimi: Pasaportë e thjeshtë, diplomatike, shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.
E rëndësishme – Për qytetarët që zgjedhin të hyjnë në Serbi përmes Republikës së Kosovës:
Kushtetuta e Republikës së Serbisë përcakton se Kosova është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë. Për këtë arsye, autoritetet në Serbi nuk i konsiderojnë pikat e përcaktuara të kalimit me Kosovën si pika zyrtare të kalimit të kufirit ndërkombëtar, por si pika administrative (Administrative Boundary Line – ABL).
Autoritetet serbe:
- nuk e konsiderojnë vijën administrative me Kosovën si kufi shtetëror,
- nuk lëshojnë vulë hyrjeje ose vulë daljeje në këto pika,
- dhe nuk e konsiderojnë kalimin nga Kosova si hyrje zyrtare në territorin e Serbisë.
Për të udhëtuar nga Kosova në Serbi, duhet të jeni të pajisur me një kartë identiteti biometrike ose të keni në pasaportë një vulë hyrjeje serbe të vendosur brenda 3 muajve të fundit, në aeroportet e Beogradit, Nishit, Kraljevës, ose në një nga pikat tokësore të kalimit kufitar të Serbisë me:
- Bosnje dhe Hercegovinën
- Bullgarinë
- Kroacinë
- Hungarinë
- Malin e Zi
- Maqedoninë e Veriut
- Rumaninë
Autoritetet serbe do ju refuzojnë hyrjen në Serbi nga territori i Kosovës nëse nuk dispononi një kartë biometrike identiteti ose një vulë të vlefshme hyrjeje serbe të tre muajve të fundit në pasaportë. Jemi gjithashtu në dijeni të rasteve të izoluara kur autoritetet serbe kanë anulluar vulat e Kosovës në pasaportat e shtetasve të huaj ose u kanë mohuar hyrjen në Serbi shtetasve të huaj që kanë vula të Republikës së Kosovës në pasaportat e tyre.
Lutemi të mbahet në vëmendje se tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të shkaktojnë vështirësi në pikat e kalimit kufitar me Kosovën.


