Më 2 shtator 2024, Ambasadori Bardhyl Canaj priti në Përfaqësi Kryetaren e Komunës së Preshevës, Znj. Ardita Sinani dhe Zëvendës Kryetarin e kësaj Komune, Prof. Ragmi Mustafa.
Gjatë takimit u diskutuan bashkarisht projektet e ardhshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, të Qeverisë së Republikës së Shqipërise me Komunën e Preshevës, Bashkitë e Elbasanit e të Korçës, vizitën së shpejti të tyre në Shqipëri e takimet me personalitetet shtetërore, akademike e universitare, të artit e kulturës, si dhe të biznesit nga vendi ynë.