Ambasadori Bardhyl Canaj mori pjesë në ceremoninë e botimit të librit “Flama”, të përkthyer në gjuhën serbe “Posast”, shkruar nga gazetari, analisti, moderatori e njëheraz shkrimtari Tom Kuka-alias Enkel Demi. Ceremonia u organizua më 24 tetor 2024 nga Qendra e Librit Akademik në Beograd në Shtëpinë e Europës, ku merrnin pjesë shkrimtarë, gazetarë e akademikë nga Universitetet e Beogradit, Shkodrës e Tetovës, si dhe mjaft studentë serbë që studiojnë gjuhën shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Beogradit.
Romani i Z. Demi “Flama”, një teologji e shkruar në kohën e pandemisë së Covidit, u mirëprit me mjaft interes nga të pranishmit, u përkthye në gjuhën serbe nga përkthyesja znj. Danica Vasiljeviq dhe u botua nga znj. Bora Babiq.