Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi bisedë me Shefen e Katedrës së Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit Shtetëror të Beogradit, Znj. Naile Imami.
Ambasadori e falenderoi Znj. Imami për kontributin që po jep në hulumtimin e dokumentave arkivore të shkrimtarit, poetit, studiuesit letrar e përkthyesit të shquar shqiptar Martin Camaj, si dhe për botimin e Fjalorit të Gjuhës Shqipe të Konstandin Kristoforidhit, me shpjegime në frëngjisht nga Martin Camaj, botuar nga Shtëpia Botuese “Dielli” shpk, Beograd, në vitin 2019, e përgatitur profesionalisht nga vetë Znj.Imami.