Në Panairin e Verës që po zhvillohet në Beograd, më 22-24 nëntor 2024, Shqipëria përfaqësohet denjësisht nga 7 kantina. Ky është edicioni i tretë i panairit “Wine Vision”, ku marrin pjesë 38 vende nga e gjithë bota.
Promovimi i produkteve autentike shqiptare “Made In Albania” në rajon dhe më gjerë, konfirmon cilësinë, traditën tonë unike dhe vëmendjen e shtuar për verërat shqiptare jashtë vendit.
Kantinat pjesëmarrëse:
– Faba
– Librazhdi
– Enofama
– Arianiti
– Belba
– Melesin
– Fani
Ky panair nxit forcimin e bashkëpunimit rajonal, eksportin e verërave shqiptare, si dhe prezanton shijet unike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.